Anija me turistë francezë mbërrin në Vlorë
Mëngjesin e së enjtes ka mbërritur në Portin e Vlorës kroçera ‘La Belle de L’Adriatique’. Megjithëse me një numër të vogël turistësh në bord, ajo konsiderohet si një shenjë e mbarë për fillimin e sezonit turistik në qytetin e Vlorës.
Bëhet fjalë për rreth 70 turistë kryesisht nga Franca, të cilët pas mbërritjes janë nisur për të vizituar Apoloninë në Fier dhe Beratin.
Turistët kanë mbërritur nga porti i Dubrovniku në Kroaci dhe ata do të qëndrojnë vetëm disa orë n në Shqipëri, pasi rreth orës 22:00 do të largohen.
Vlora ende nuk ka një port jahtesh. Me zhvendosjen e portit industrial në zonën e Triportit, në portin e ekzistues do të krijohet mundësi për ankorimin e mjeteve lundruese luksoze.
‘La Belle de L’Adriatique’ është një anije turistike që kryen udhëtime në ishujt kroatë, Malin e zi, Qipro dhe ishujt e Greqisë.
E ndërtuar në 2007 ajo ka një kapacitet për të akomoduar 198 pasagjerë.
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 17:32 Shtohen alergjitë nga pickimet e insekteve, mjeku: Kujdes nga grerëza!
- 17:27 Netanyahu “sfidon” Mamdanin: Do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së, pavarësisht kërcënimeve
- 17:26 Marrëveshje me vlerë 302 mln dollarë për mbrojtjen, si do përdoret huaja e SHBA-ve
- 17:09 Shkeli ligjin zgjedhor në vitin 2022, Gjykata dënon ish-presidentin e Koresë së Jugut me 18 vite burg me kusht
- 17:06 Të shtëna me armë jashtë konsullatës amerikane në Toronto, hera e dytë këtë vit
- 16:52 Rumania shpall punonjësin e Ambasadës Ruse person “non grata” pas ndërhyrjeve me dronë