Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet 31-vjeçari

24 Prill 2022 | 10:38

Një 31-vjeçar është arrestuar nga forcat e policisë, pasi kishte përshtatur një ambient të fshehtë në lokalin e tij për të ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Shtetasi M.N u vu në pranga pas finalizimit të operacionit policor të koduar “Gaminator”, zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtij shtetasi në rrugën “Siri Kodra”, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dy makineta që shërbejnë për lojërat e fatit dhe një valixhe me çipsa për poker.

31-vjeçari akuzohet për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau fqinjin në Rrogozhinë, Gjykata e Durrësit cakton masën “Arrest në burg” për 27-vjeçarin. Dëshmia e plotë

Gjykata e Durrësit ka caktuar këtë të mërkurë masën e sigurisë “Arrest në burg” për 27-vjeçarin Meklajd Meçaj, i akuzuar për vrasjen me thikë të...
10:38 | 24/06/2026

Rama: Do lançojmë programin i ri kombëtar të Rilindjes Urbane 2.0, do të jetë ndërhyrje gjithëpërfshirëse

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka marrë pjesë në eventin për infrastrukturën nëntokësore në zonat urbane. Në fokus të këtij eventi ishte sistemimi i...
10:26 | 24/06/2026

Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit

Pas mbledhjes në selinë e Partisë Socialiste me drejtuesit politikë dhe kryeministrit Rama, gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, solli më shumë detaje mbi atë...
10:14 | 24/06/2026