Historia e gruas artizane që bën punëdore prej 45 vitesh

24 Prill 2022 | 19:21

Prej gjysmë shekulli Teuta Kurti trashëgon traditën e punimeve me dorë.

Ishte gjyshja ajo që e mësoi të thurte me pendët e gjelit të detit që në moshën 10-vjeçare.

“Po për mos na dhënë shtiza se mendonte se mos shpoheshim na dha pendët e kaposhit dhe filluam të thurnin shtiza, fillimisht i thurnim i shqepnim sa filluam t’i mësonim”, tha ajo.

Dikur thuajse çdo vajzë mësonte të bënte punime artizanale në qëndisje dhe grep. Sot kjo traditë vështirë të trashëgohet në moshat e reja.

“Që në moshën 16 vjeçare fillonte përgatitja e pajës. Në garë me njëra tjetrën kush do e bënte modelin më të bukur. Nuk ka interes tek të rinjtë, ti afrosh pranë vetes që të mësojnë është shumë e vështirë. E shikojë si diçka pa vlerë thonë lodhesh kot ti teta, dmth nuk e vlerësojnë”, u shpreh ajo.

Interesi për të blerë punime të tilla duke se ka rënë. Përjashtim bëjnë qytete të vjetra si Berati, ku çdo dritare mbulohet me punime dore. Kjo falë zonjave që ende e trashëgojnë më fanatizëm këtë artizanat.

“Edhe pse sot shikimi është dobësuar, punoj me numër shumë të madh, për mua është jeta, frymëzimi”, tha Teuta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026