Pritet të rriten me 12% pagat e arsimtarëve në Maqedoni të Veriut

26 Prill 2022 | 10:05

Pas më shume se 2 javë grevë në arsim, në Maqedoninë e Veriut është arritur marrëveshje për pagat e mësimdhënësve.

Qeveria dhe Sindikatat e Arsimit janë pajtuar për rritje të pagave për punëtorët e arsimit e të gjitha niveleve, për 12 për qind.

Nga dita e nesërme nxënësit do të kthehen në bankat shkollore.

Në Maqedoninë e Veriut, në arsimin parashkollor janë të punësuar rreth 4,500 persona, rreth 20,000 në arsimin fillor dhe afër 8,000 në arsimin e mesëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026