Më pak se gjysma e kallëzimeve për krime zgjedhore u regjistrua, thotë Shella

26 Prill 2022 | 21:41

Drejtori i OJQ-së “Infoçip”, Gerti Shella tha se nga 291 kallëzime në prokurori për krimet zgjedhore vetëm 140 procedime penale janë regjistruar në SPAK dhe prokurori.

Kryesisht ka qenë Partia Demokratike ajo që ka bërë shumë kallëzime në mënyrë që prokuroria t’i jepte zë dyshimeve të tyre se zgjedhjet kanë qenë të manipuluara, sipas Shellës.

Ai shtoi në atë shifër edhe kallëzimet nga presidenti dhe vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Deri në fund të vitit 2021 vetëm SPAK-u pati sukses të hetojë plotësisht dy çështje, Njëra prej tyre mori dhe vendim të formës së prerë në gjykatë, rasti i Dibrës ku dy zyrtarë u kapën në flagrancë dhe rasti i Tiranës ku një kandidat i LSI-së u kap në flagrancë,” – u shpreh Shella.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026