Bejtja: Gazi natyror i lëngshëm, burim i ri alternativ për prodhim energjie
Shqipëria synon të kthehet në një pikë shpërndarjeje për gjithë rajonin për gazin e lëngshëm, duke bërë që në pak vite vendi të krijojë pavarësi energjetike.
Ilir Bejtja, zv.ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës tha në emisionin ‘Now’ se marrëveshja e mundësuar nga Albgaz dhe Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës me dy kompani shumë të rëndësishme amerikanë të gazit të lëngshëm, është një përpjekje ambicioze për krijimin e një burimi të ri alternativ të energjisë ne vend.
Kjo sipas tij do të bëjë të mundur që në pak vite Shqipëria të mos jetë më importues neto, por të sigurojë 100 për qind nevojat vendase për furnizimin me energji elektrike.
“Gazi natyror i lëngshëm është burim primar energjie siç janë të gjitha burimet e tjera. Kompanitë e kontraktura janë gjigantë të sektorit të ndërtimit të TEC për prodhimin e energjisë elektrike. Sot ishte një ditë e shënuar për sektorin e gazit. Ndikon në sigurinë e furnizimit me energji elektrike të gjithë vendit. Në një të ardhme të afërme do të mundësojë që të mos jemi importues neto, por të sigurojmë 100 për qind nevojat vendase për furnizimin me energji elektrike”, tha zv.ministri.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin