Zgjedhja e kryetarit të PD-së më 22 maj e vonuar, sipas Bumçit
Ish-deputeti i PD-së, Aldo Bumçi thotë se mbajtja e zgjedhjeve për kryetar të partisë më 22 maj është e vonuar.
Për “Euronews Albania”, Bumçi u shpreh se gara në Partinë Demokratike ka filluar që në muajin shtator, kur ish-kryeministri Sali Berisha krijoi një lëvizje brenda partisë.
“Është pak vonë. Gara për kryetar nuk është kjo tre javore. Çfarë ka ndodhur këto muaj në Shqipëri? A u çua Berisha me një lëvizje brenda Partisë Demorkatike? A u testuan figurat e PD-së, Berisha dhe Basha nga shattori deri më sot”, tha Bumçi.
Sipas tij, Berisha dhe Basha u testuan në 11 e 18 dhjetor, duke vijuar më pas me zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
“Gara është 8 mujore. 11 dhjetori ishte një test ku shumica e partisë erdhi në kuvend. Në 18 dhjetor pati një referendum ku masivisht Partia Demorkatike mbështeti Berishën. Më 6 mars kandidatët e Berishës morën 60 mijë vota, ata të Bashës morën 26 mijë vota. Nuk mund të thotë njeri që është një garë 3 javore. Një kandidat tjetër që kërkon të drejtojtë partinë do jetë një figurë e njohur dhe e konsoliduar. Çdo njeri që e kishte ambicie dhe dëshirë për të kandiduar, ka pasur mundësi këto muaj për ta promovuar veten”, deklaroi ai.
Bumçi nënvizoi se cilido që ka pasur ambicie, e kishte mundësinë që në këto muaj të promovohej në garën për kryetar të partisë.
LEXONI GJITHASHTU
Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës
Ali Ahmeti reagoi kundra protestave në Shqipëri, reagon Bardhi: Po keq përdoret nga PS
- 15:43 Rubio: Vendet e Gjirit kundër tarifave në Hormuz
- 15:36 Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet
- 15:19 Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant