Kreu i ARRSH-së: Rruga e Rinasit është vetëm për aeroportin
Kreu i ARRSH-së Ervis Berberi bëri thirrje për qytetarët që të përdorin rrugë alternative dhe jo atë të Rinasit që shërben si rrugë për aeroportin.
Ai u shpreh se për të shkuar nga Fushë-Kruja në drejtim të Vorës apo Tiranës duhen përdorur rrugë të tjera.
Ndërkohë, Berberi tregoi se janë duke shqyrtuar të gjitha mundësitë dhe tani është vetëm periudhë prove.
Sipas tij zgjidhja e nevojshme në këtë rast është se rruga kërkon dublim. Problematika do të zgjidhet në një kohë të shkurtër, u zotua Berberi.
Sa i takon reagimit të Bardh Spahisë që e konsideroi vendimin të pamenduar dhe shumë të dëmshëm për Shkodrën, kreu i ARRSH-së u shpreh se kjo është një zgjidhje që po u shërben qytetarëve dhe do t’i lehtësojë.
Sa i takon kostos financiare ai tha se distanca mund të zgjatet, por karburanti shpenzohet po njësoj edhe në trafik.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve