Rezoluta e re e PD-së: Dënohet bojkoti dhe djegia e mandateve

30 Prill 2022 | 13:30

Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso prezantoi para delegatëve të pranishëm në Kuvendin Kombëtar, rezolutën e re të Partisë Demokratike.

Në rezolutë thuhet se Partia Demokratike dënon praktikën e bojkotit të zgjedhjeve dhe distancohet nga praktika e djegies së mandateve parlamentare.

“Partia Demorkatike dënon dhe distancohet nga praktika e bojkotit të zgjedhjeve. Partia Demokratike solli pluralizmin dhe liritë politike në Shqipëri dhe ajo nuk do të jetë asnjëherë direkt apo indirekt pjesë e përpjekjeve për të dëmtuar pluralizmin dhe kufizuar lirinë e zgjedhjes politike të qytetarëve. Distancohet nga praktika e ‘djegies’ së mandateve parlamentare.

Parlamentarizmi është vlerë thelbësore e çdo shoqërie të lirë dhe demokratike dhe Partia Demokratike është e vendosur të luftojë për forcimin e parlamentarizmit. Partia Demokratike do të jetë kudo ku luftohet për interesat e qytetarëve dhe një nga vendet kryesore të mbrojtjes së këtyre interesave është Kuvendi i Shqipërisë”, thuhet ndër të tjera në rezolutë.

Ndërsa, Kuvendi vendosi 22 majin si datën e zgjedhjeve për kryetarin e ri të Partisë Demorkatike.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026