Hapen bizneset në RMV, pronarët kërkojnë ndihmën e shtetit, mijëra punonjës humbasin punën

29 Maj 2020 | 07:13

Pas më shumë se 70 ditëve Çarshisë së Vjetër në Shkup po i rikthehet gjallëria. Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi qe të hapë baret, restorantet, por edhe biznese të tjera në përpjekje për t’ju kthyer normalitetit.

Të gjitha bizneset duhet të respektojnë masat e vendosura në protokollin qeveritar, për të mbrojtur shëndetin e klientëve.

“Sot është dita e parë. Euforia e njerëzve për me dalë, të pinë kafe pasi që ju ka munguar kjo pjesë, por mirë, jemi të kënaqur si për ditën e parë…Me maska, me dezinfektues të duarve, po ju përmbahemi masave, kështu që mirë është. Kemi pasur humbje të madhe si biznes, por humbja ka qenë e njëjtë për të gjithë”, thotë Berat Doçi, menaxher lokali

Protokolli parashikon distancë mes tavolinave, dezinfektues dhe maska, maksimumi 2 persona në një tavolinë ose 4 nëse janë nga e njëjta familje.

Përveç bareve, gradualisht po hapen edhe bizneset e tjera.

Vedat Sulejmani, berber në Çarshinë e Shkupit, thotë se bizneset e vogla do ta kenë të vështirë të vijojnë aktivitetin nëse Qeveria nuk i ndihmon të kompensojnë humbjet gjatë pandemisë.

“Në presim prej shtetit të na ndihmojë sepse këto tre muaj kanë qenë shumë të zorshme, dhe për tu ri ngritur do jetë edhe më zor për neve pasi jetojmë me kushte minimale dhe këto humbje shpresojmë të na ndihmojë kushtetuta sepse nuk e dimë se si do ta kalojmë vitin”, thotë ai.

Shumica e lokaleve kanë rikthyer stafin në punë, por sipas të dhënave nga sindikatat, mijëra punëtorë në sferën e hotelerisë kanë humbur vendin e punës. Qeveria premtoi se përmes pakove emergjente do të ndihmojë bizneset e prekura, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026