Artisti i parë shqiptar që eksperimenton në realizimin e pikturave me kafe

2 Maj 2022 | 12:52

David Kryemadhi, piktori i ri durrsak është ndoshta i vetmi në Shqipëri që eksperimenton me kafen, duke e përdorur atë në vend të bojërave për të realizuar portrete e skica, por edhe piktura të mirëfillta.

Por si i lindi ideja për të përdorur kafen ekspres në telajo?

“Ideja lindi para një dekade mund të themi, pasi isha student në akademinë e arteve në Milano dhe aty normalisht eksperimentova në forma të ndryshme. Lindi shumë natyrshëm, duke qenë që po punoja me materiale të tjera”, tregon Kryemadhi.

Procesi i realizimit të pikturave me kafe ka specifikat dhe vështirësitë e veta.

“Specifikat mund të themi janë të varura më shumë nga ana objektive, të tipit materialet, pasi kafja, shumë e ngjashme me bojërat e ujit, ka një lloj vështirësie në trajtim, pasi nuk mund të hapet dhe nuk mund të ekuilibrohet njësoj në çdo lloj materiali”, thotë ai.

Kryemadhi na tregon se përveç përdorimit të kafes si mjet pune në telajo, ai krijon edhe novela grafike.

“Normalisht që tregu nuk është i barabartë me tregun europian, pasi këtu mungon një lloj marketingu më i mirëfilltë i artit ose veprave të artit”, shprehet artisti.

E derisa bashkëkombësit e tij të fillojnë të përvetësojnë këtë kulturë arti, Kryemadhi do të prodhojë piktura për tregun e huaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026