Vokshi: Deputetët ‘bojkotues’ që bëjnë pazare, s’mund të mbajnë peng PD-në
Deputetja Albana Vokshi thotë se deputetët që nuk morën pjesë në Kuvendin Kombëtar të 30 prillit nuk mund të mbajnë peng partinë duke kërkuar negociata apo pazare në tavolinë.
Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Vokshi u shpreh se këta deputetë nuk po ndjekin vullnetin dhe dëshirën e anëtarësisë për bashkimin e PD-së.
“Praktikisht, këta deputetë nuk po ndjekin vullnetin e anëtarësisë dhe nuk po respektojnë vullnetin dhe dëshirën e tyre për të pasur një parti të bashkuar. Kuvendi i PD i 30 prillit ishte përbashkues. Për shkak se një pjesë e deputetëve kërkojnë të bëjnë negociata, të bëjnë pazare në tavolinë, kjo nuk mund të ndalë Partinë Demokratike drejt zgjedhjes së lidershipit të ri. Nuk mund të mbajnë peng deputetët, një parti politike e cila ka nevojë që të ristrukturohet dhe të rithemelohet në të gjitha nivelet e saj”, tha ajo.
Vokshi shtoi se për herë të parë, anëtarësia zgjodhi me parimin një anëtar një votë drejtuesit në çdo nivel.
LEXONI GJITHASHTU
- Kuvendi i 30 prillit nuk e bashkoi PD-në, thotë Bushati
- Berisha për Euronews Albania: Ju garantoj se ky ishte Kuvendi i bashkimit
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 18:23 Mancini trajneri i ri i Italisë, Ranieri drejtor teknik, Malagò shpjegon prapaskenat e Pirlo-s
- 18:21 Rrëzohet vinçi në një kantier ndërtimi në Prishtinë, humb jetën i riu. Plagoset një tjetër (VIDEO)
- 18:20 Gjiknuri: Nuk besoj se ndonjë zgjidhje absolute jep rezultat në dobi të zgjedhjeve
- 18:12 Zelenskyy pas takimit me Trump: Në fokus mbrojtja ajrore, e rëndësishme që procesi diplomatik të rigjallërohet
- 18:04 Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare akademiku dhe trajneri, Artan Pogoni
- 17:56 Musk zgjeron X, nga rrjet social në platformë bankare