Deputetë me plaftormë nga qeveria s’mund të mbajnë peng PD-në, thotë Berisha
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se deputetët të cilët nuk morën pjesë në Kuvendin Kombëtar të 30 prillit, nuk mund ta mbajnë peng Partinë Demokratike me platforma të marra nga qeveria.
Gjatë një konference për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se pjesa dërrmuese e deputetëve do t’i bashkohen shumicës, pasi vendi i tyre është në PD dhe duhet të përfaqësojnë popullin opozitar.
“Në Kuvend mungonin deputetë. Përsëri vendi i tyre është në PD dhe janë deputetë të kësaj partie. Natyrisht nuk mundet kurrë që një apo dy deputet, por dhe askush të mund të mbajë peng me platforma të marra në zyrat e qeverisë, një forcë opozitare. Ajo nuk mund të ndodhë. Vendi i tyre është vetëm me shumicën”, tha ish-kreu i qeverisë.
Berisha shtoi se zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit përcaktoi se kush ishte shumica në Partinë Demokratike. Në Kuvendin e 30 prillit nuk morën pjesë 35 deputetë, të cilët përbëjnë shumicën e Grupit Parlamentar.
LEXONI GJITHASHTU
- Berisha: Anëtarësia e PD u bashkua, rreth 41 mijë votues për kryetarë të degëve
- 7 maji, afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave për kryetar të PD-së
- Kryetari i ri i PD-së do të zgjidhet më 22 maj
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 11:50 Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët
- 11:39 Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi: Kemi hyrë në fazën përfundimtare të negociatave
- 11:25 Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve
- 11:08 Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht
- 11:05 Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa
- 10:48 Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull