Bajden akuzon Putinin: Të ndalojmë diktatorët
“Një diktator me forca qesharake”. Kështu e portretizoi presidenti amerikan Xhou Bajden homologun rus Vladimir Putin dhe ushtrinë e tij.
Komentet i bëri gjatë vizitës në një fabrikë në Alabama që prodhon armë të përdorura nga forcat ukrainase.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë, i cili po i bën presion Kongresit të miratojë një paketë ndihme prej 33 miliardë dollarësh për Ukrainën, lavdëroi punëtorët dhe akuzoi shefin e Kremlinit.
“Ju po i lejoni ukrainasit të mbrohen. Dhe sinqerisht, ata po e bëjnë qesharake ushtrinë ruse në shumë raste. Nëse nuk u bëhet ballë diktatorëve, historia na ka treguar se ata vazhdojnë të vijnë, oreksi i tyre për pushtet vijon të rritet,” – u shpreh Bajden.
Nga ana tjetër, presidenti rus fajësoi Perëndimin për përshkallëzim të konfliktit për shkak të furnizimit të Ukrainës me armë. Në një telefonatë me presidentin francez Emanuel Makron, Putin u bëri thirrje vendeve perëndimore jo vetëm që të ndalojnë furnizimin me armë, por edhe të ndikojnë në Kiev për t’i dhënë fund luftës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 08:51 Kush është Mykhailo Drapatyi, shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës?
- 08:44 Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen
- 08:38 Demokratët kritikojnë administratën Trump për financimin e luftës kundër Iranit
- 08:33 Moti i keq në vend, ndërron jetë elektricisti i OSHEE-së në Himarë gjatë punës për rikthimin e energjisë
- 08:30 Gjykata në SHBA anulon vendimin që liroi aktivistin pro-palestinez, Mohsen Mahdawi
- 08:22 Lufta SHBA-Iran në natën e 11-të, SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, teksa Pakistani tenton diplomacinë