Sanksionet e reja ndaj Rusisë, pritet të ndalohet importi i naftës
Teksa Rusia vijon sulmet në lindje të Ukrainës, Bashkimi Evropian bëhet gati të miratojë paketën e gjashtë të sanksioneve ndaj Moskës.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen në fjalën e mbajtur në Parlamentin Evropian bëri me dije disa nga detajet e raundit të ri të paketës.
Ajo u shpreh se propozohet ndalimi i naftës ruse, largimi i Sberbank dhe dy bankave të tjera të mëdha ruse nga sistemi SWIFT. Së treti propozohet që të ndalohen tre media shtetërore ruse që sipas Unionit amplifikojnë gënjeshtrat dhe propagandën e Putinit. Po ashtu po përgatitet lista e oficerëve dhe individëve që dyshohet se kanë kryer krime lufte në Buça.
Sanksionet mund të hyjnë në fuqi vetëm pasi të publikohen në Gazetën Zyrtare të BE-së. Hungaria dhe Sllovakia kanë shprehur rezerva për nënshkrimin e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin