Kandidati i vetëm i konfirmuar për kreun e PD, Berisha kërkon rivalë

6 Maj 2022 | 14:15

Emri i Sali Berishës është i pari që konfirmohet për garën e kreut të Partisë Demokratike në 22 maj.

Vetë Berisha thotë se fton kandidatët e tjerë të hyjnë në një garë të barabartë, në mënyrë që kryetari i PD-së të mos zgjidhet me referendum.

“Nëse të tjerë nuk marrin përsipër të kandidojnë për arsye të tyre dhe unë i garantoj për një garë të ndershme, por unë nuk jam Edi Rama që shpik rivalë, ajo është antidemokratike. Kush të dojë, urdhëro. Ka një komision që përcakton çdo rregull. Atëherë mbetet referendumi dhe unë në 22 maj, nëse zgjidhem në një referendum  të mbarë demokratëve…Nëse nuk zgjidhem i nënshtrohem verdiktit të tyre. Nuk ishte kjo kërkesa ime, por natyrisht që zgjedhja referendare më nderon shumë”, tha Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026