Rama sulmon SPAK-un: Jeni në prag të skualifikimit, po na soset durimi

7 Maj 2022 | 10:42

Kryeministri Edi Rama u tregua shumë kritik ndaj punës së SPAK, të cilën e cilësoi tallje të madhe me shqiptarët.

Rama tha se SPAK është duke e humbur luftën me të keqen në vend, ndërsa paralajmëroi se durimit të qeverisë lidhur me këtë situatë po i vjen fundi.

“Ia përsëris SPAK, keni hetuar për këdoqoftë që i përket kësaj bashkësie, bujrum hetoni! Në nivelet me të larta… bujrum. Por realisht po hyni në kohën shtesë të ndeshjes me të keqen në këtë vend. Dhe deri tani e keqja kualifikohet, deri tani ju skualifikoheni. Durimi ynë po soset. Kjo do të thotë që SPAK-u dhe të gjithë ata që duan drejtësi në këtë vend, duhet të kujtohen se ne nuk e kemi humbur gojën, e kemi vënë”, tha Rama.

Kryeministri i kujtoi SPAK-ut se nuk ka çuar para drejtësisë asnjë gjykatës e prokuror të korruptuar të nxjerrë jashtë sistemit nga vetingut, gjë që siç tha është nga gjërat e para që do t’i kërkohet Shqipërisë në tryezën e negociatave.

“A e dini ju që SPAK ka pasur shpejtësinë e rrufeshme për të vepruar minutë për minutë që të bllokojë Ardian Dvoranin, njeriun e vlerësuar nga sekretari i shtetit si një nga kampionët në luftën ndaj korrupsionit, që të mos hynte në proces si gjykatës. Sa gjykatës e prokurorë të nxjerrë jashtë për pasuri të pajustifikueshme do ishin sot në burg? Ku janë ata sot? Me ca merren? Janë në punën e tyre. Asnjë gjemb në këmbë nuk i ka hyrë”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026