‘SPAK i shkoi pas avazit Ilir Metës’, Rama i kundërpërgjigjet Arben Krajës
Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas deklaratës së kreut të SPAK lidhur me akuzat e lëshuara në drejtim të këtij institucioni gjatë fjalës së mbajtur në Asamble.
Përmes një postimi në Facebook Rama përsërit rastin e Adrian Dvoranit duke thënë se SPAK i shkoi pas avazit të armikut numër 1 të reformës në drejtës, Ilir Metës.
“Meqë ka marrë përsipër të sqarohet SPAKU do të duhej të sqaronte pse reagoi rrufeshëm për një kallëzim absurd për një vepër penale imagjinare të njeriut të shpallur nga DASH kampion i antikorrupsionit, ndërkohë që për kampionët e korrupsionit në drejtësi s’ka lëvizur ende gishtin! Unë nuk i heq asnjë presje asaj që deklarova sot dhe nuk mjafton që SPAKU të thotë se e paska pushuar çështjen, pasi faktikisht e mori peng gjykatësin në fjalë pa asnjë arsye në botë, duke i shkuar praktikisht pas avazit Armikut NR.1 të Reformës në Drejtësi, Ilir Metës”, shkruan Rama në Facebook.
Më herët, kreu i SPAK, Arben Kraja tha për Euronews Albania se refuzon të komentojë deklaratat e kryeministrit ndërsa theksoi se SPAK punon me kallëzime dhe jo deklarata politike.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet