Ndërron jetë në gjumë, familjarët e 51-vjeçares akuzojnë mjekun e urgjencës
Një 51-vjeçare nga Korça ka humbur jetën në orët e para të së dielës.
Albana Saliçe ndërroi jetë në banesën e saj, pak orë pasi kishte lënë spitalin.
Bashkëshorti i saj tregon se e ka dërguar në urgjencë rreth orës 03:15.
Edison Saliçe thotë se mjeku i urgjencës pasi i ka dhënë mjekim, i ka këshilluar që të kthehen në shtëpi.
“Kemi qëndruar në spital deri në orë 05:00. Doktori i bëri një gjilpërë dhe na tha që është anemike kurse EKG-ja e zemrës i doli mirë”, thotë ai.
Edisoni tregon se bashkëshortja pasi ka rënë të flejë nuk është zgjuar më.
Ai thotë se gruaja po mjekohej pasi kishte shqetësime gjinekologjike dhe akuzon doktorin e urgjencës për mjekim të pakujdesshëm.
“Nga gjilpëra… ajo ishte për bukuri të zotit. Në orën 5 shkuam në shtëpi në 8 të mbarojë, ai le ta mbante këtu mos e çonte në shtëpi”, shprehet ai.
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat