Raporti i agjencisë evropiane për drogën: Kultivimi i kanabisit në Shqipëri do të rritet
Qendra Evropiane për Monitorimin e Drogës, agjenci evropiane me qendër në Lisbonë parashikon se, kultivimi i kanabisit në Shqipëri për vitin 2020, do të rritet. Si shkak për këtë në një raport të publikuar së fundmi, thuhet se do të bëhet angazhimi i institucioneve ligjzbatuese në luftën ndaj COVID-19. Por, gjithashtu një tjetër arsye mund të jetë dhe rritja e çmimit pasi gjatë pandemisë tregjet e vendeve evropiane kanë pasur mungesë furnizimi.
“Pavarësisht se, prodhimi vijon, ekspertët raportojnë për mungesë dhe rritje të çmimit të kanabist në të gjitha nivelet e tregjeve. Rënia e pranisë së kanabisit në treg, mund të jetë një efekt i përkohshëm i masave ndaj COVID-19, ku përfshihen mbyllja e kufirit dhe distancimi social në vendet Evropiane. Në Shqipëri, që është një vend prodhues i kanabist për tregun Evropian, kultivimi pritet të rritet si rezultat i angazhimit të institucioneve ligjzbatuese në zbatimin e masave kundër COVID-19”, theksohet në raportin e EMCDDA, agjenci që shërben si “pikë reference” për përdorimin e drogës në vendet e BE-së.
Just published with @Europol: our report on the impact of the #COVID19 pandemic on EU #drug markets
Download the report: https://t.co/Crpvdaz0aJ pic.twitter.com/aPQ2rAqE7i— EU drugs agency (@EMCDDA) May 29, 2020
Në një reagim mbi të dhënat e këtij raporti, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta u ka kërkuar Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Prokurorisë që të luftojnë fenomenin e kultivimit të kanabisit, duke e cilësuar si masë të domosdoshme.
“Raporti vjetor i Qendrës Europiane të Drogave i publikuar së fundmi, është një kambanë e fortë alarmi që duhet të zgjojë dhe t’i bashkojë të gjitha forcat e përpjekjet për të mos lejuar kurrë më përsëritjen e këtij fenomeni kanceroz për shoqërinë, që aq shumë e ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë. Lufta kundër kanabisit është kusht për integrimin evropian dhe çdo neglizhencë në këtë drejtim do kishte pasoja tepër të rënda për të ardhmen e vendit”, shprehet presidenti Meta.
EMCDDA raporton se, nisur nga sekuestrimet e sasive të mëdha në Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, kufirin Shqipëri-Greqi dhe Serbi, rrugët e trafikimit në Ballkanin Perëndimor nuk janë ndalur plotësisht edhe gjatë kohës së pandemisë. Tashmë me masat kufizuese, grupet e krimit të organizuar pritet që të adaptojnë modele dhe rrugë të reja për trafikimin, thuhet më tej në raportin e EMCDDA-së.
Në shumë vende të BE-së, për shkak të mungesës së drogës në treg, çmimi i kokainës, heroinës dhe kanabisit ka njohur rritje të ndjeshme por ka pasur edhe rritje të konflikteve mes grupeve që shpërndajnë drogën. Në terma afatgjatë, pasojat negative të recesionit pritet që të rrisin numrin e përdoruesve të drogës apo krimeve që lidhen me këtë fushë. Trafikimi i drogës mbetet tregu më i madh kriminal në BE.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës