Ahmeti: Punonjësit e policisë ngrenë pika kontrolli në zona të rrezikshme

10 Maj 2022 | 08:03

Ish-drejtori i Policisë Rrugore, Krenar Ahmeti deklaroi se punonjësit e policisë vendosin pika kontrolli në zona të rrezikshme.

Në emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”, Ahmeti u shpreh se kjo rrezikon edhe jetën e policit dhe nuk mund të garantojë siguri për qytetarët.

“Pse nuk shikoni ku bëjnë pikat e kontrollit punonjësit e policisë? Po si ka mundësi një punonjës policie më mbron mua kur nuk mbron veten? A e keni vënë re në mes të karexhatës se si vepron punonjësi i policisë? Ai nuk zgjidh situatën për jetën e tij, çfarë besimi mund të kem unë punonjësi në momentin që ai ngre një pikë kontrolli në një pikë të rrezikshme”, u shpreh ai.

Lidhur me statistikat për masat administrative të vendosur nga Policia Rrugore gjatë vitit 2021, Ahmeti tha se parakalimi i gabuar dhe mos respektimi i semaforit janë çështjet esenciale ku duhet të fokusohen punonjësit e policisë për të parandaluar aksidentet.

Ndër të tjera, Ahmeti tregoi se si vendosej gjoba për një automjet në Tiranë, teksa vetë ndodhej në Llogara.

“Do të tregoj vetëm një fakt, një nga provat e aparaturave që kanë qenë. Nga Llogaraja unë vendosja gjobat në bazë të Kodit Rrugor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kush e kalonte vizën vendosja gjobën. Unë nga Llogaraja vendosja gjobën, printohej aty dhe i shkonte me postë te shtëpia. 6 mijë gjoba është rekordi brenda ditës vetëm për këto shkelje. Janë 5 pajisje por i kanë hequr. Makinat në të cilat ishin instaluar këto pajisje i kanë marrë shefat.”, tha Ahmeti.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026