Rama: Nuk i kam bërë presion SPAK-ut, kërkoj më shumë nga drejtësia
Kryeministri Edi Rama nuk e konsideron si presion, deklaratën e tij të pak ditëve më parë, ku tha se SPAK-u duhet të marrë nën hetim ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta.
Gjatë një komunikimi për mediat nga selia e PS-së, Rama u shpreh se po kërkon më shumë nga drejtësia e re, pasi është investimi më i madh politik në vend, në bashkëpunim me ndërkombëtarët.
“Të kërkosh më shumë nga drejtësia kur Vetingu po mbush 5 vjet dhe Spaku po mbush 3 vjet, nuk do të thotë të bësh presion. Çfarë do duhej të thoshim pastaj për deklaratat e përfaqësuesve të Bashkimit Europian apo SHBA-ve, ku është kërkuar dhe hapur nominalisht ndëshkimi i politikanëve apo gjyqtarëve të korruptuar. Presion mbi drejtësinë? Sipas meje, jo. Sipas meje, një kërkesë legjitime për të kërkuar më shumë nga drejtësia. Investimi më I madh në historinë e këtij vendi në askpetin politik, qoftë nga PS-ja, qoftë nga miqtë e partnerët ndërkombëtarë”, tha Rama.
Sipas tij, ish-kryeministri Berisha duhet të hetohet pasi është shpallur “non grata” me akuza shumë të rënda.
Rama nënvizoi se kërkon hetim të 21 janarit dhe të tragjedisë së Gërdecit.
“Çfarë presioni është të kërkosh hetimin e një ish-presidenti dhe një ish-kryeministri të shpallur non grata nga SHBA, me akuzat më të rënda të mundshme që lidhen drejpërdrejtë me veprimtarinë e institucioneve të këtij vendi. Nuk kam kërkuar dënim por hetim. Të hetohet 21 janari dhe Gërdeci”, deklaroi Rama.
LEXONI GJITHASHTU
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht