RMV për krizën e energjisë, Ministri Bekteshi: Subvencionuam 172 milionë euro

11 Maj 2022 | 13:06

Në Forumin e katërt ekonomik të Tiranës, ishte dhe ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, i cili foli për krizën energjetike në vend dhe rajon.

Ai tha se për të mbrojtur familjet dhe bizneset, qeveria po subvencion 80% të çmimitenergjisë, ndërkohë që ka dhënë 172 milionë euro për operatorin energjetik.

“RMV ka ndarë 172 milionë euro për të rritur likuiditetin e kompanisë shtetërore ESM, si shtesë subvencionojmë 80% të energjisë elektrike nëse bazohemi në çmimin e tregut”, u shpreh ai.

Një ndër synimet është edhe përmbushja e nevojave të RMV-së për gazin natyror, për të qenë edhe konkurues në rajon, bëri me dije Bekteshi.

“Në dy vitet e ardhshme do ta trefishojmë kapacitetin instalues në RMV sa i përket burimeve të energjisë elektrike”, u shpreh ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij si zëvendëskryeministër i ngarkuar për Qeverisjen e Mirë....
10:46 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident në aksin Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkezi. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së enjtes. Në aksident janë...
12:49 | 29/05/2026