Berisha: Të rihetohet 21 janari, Rama ka përgjegjësi si organizator
Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me rihetimin e çështjes së 21 janarit.
Gjatë një konferencë për mediat nga selia blu, ish-kryeministri Berisha u shpreh se në këtë çështje, nuk është hetuar fakti se Rama ishte organizatori.
“Ajo që nuk është hetuar për 21 janarin, përgjegjësia direkte si organizator e Edi Ramës. E faktuar, jo se e them unë. Merrni deklaratat e tij, që populli do tejkalojë Kushtetutën. Merrni faktin se u sulmua një kryeministër në detyrë në zyrë. Jam plotësisht dakord të hetohet dhe të rihetohet 100 herë. Ju garantoj se përgjegjës kryesor është një dhe vetëm një. Është Edi Rama i cili solli ata njerëz mish për top për karrigen e tij”, tha Berisha.
Lidhur me çështjen e Gërdecit, Berisha u shpreh se për këtë është zhvilluar një proces gjyqësor ku janë dënuar disa zyrtarë të ushtrisë.
Sa i përket Gërdecit, një proces gjyqësor i drejtuar nga një prokurore politike anti-Berishë, ka ndodhur dhe janë dënuar 20 apo 22 vetë. Prej tyre, zyrtarë më të lartë të ushtrisë. Edi Rama, prej 9 vitesh ka ruajtur të njëjtin kualifikim aksident teknologjik dhe injoranca se lejon atë të kuptojë domethënien e krimit të plotë shtetëror. Krimi shtetëror është dy llojesh. I qëllimshëm, ku shteti vret me qëllim, vetëdije, pa dashje. Ai ka nocione të vjedhë”, u shpreh ai.
Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama i bëri sërish thirrje SPAK-ut që të hetojë çështjen e 21 janarit dhe Gërdecin.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 11:59 Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington
- 11:50 Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët
- 11:39 Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi: Kemi hyrë në fazën përfundimtare të negociatave
- 11:25 Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve
- 11:08 Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht
- 11:05 Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa