Incenerator në Zimbabve, koncesionari i Tiranës merr kontratën 400 milionë €
‘Geo Genix’ BV, kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës ka arritur që të fitojë kontratën për ndërtimin e një inceneratori në shtetin afrikan Zimbabve.
Mediat afrikane i kanë bërë jehonë nënshkrimit të kontratës më 28 prill nga nëpunësi i kryeqytetit Harare, Mabhena Moyo dhe përfaqësuesit të kompanisë koncesionare Dilesh Nguwaya.
Kompania ‘Geo Pomona Waste Management’, degë e shoqërisë holandeze ‘Geo Genix BV’ ka nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e impiantit me vlerë 304 milionë euro, nga ku do të prodhohen 22 megavat energji elektrike në orë.
Inceneratori do të ketë një kapacitet përpunimi prej 1 mijë ton mbetje në ditë, dhe shteti i Zimbabve do t’i paguajë koncesionarit 39 euro për ton.
Koncesionari do të marrë në total 400 milionë euro nga kjo kontratë e shtrirë në 30 vjet.
Kompania ‘Geo Genix’ është firma mëmë e koncesionarit të inceneratorit të Tiranës, dhe sipas dokumenteve rezulton e lidhur me pronarët dhe administratorët e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit.
Edhe pse është shtrirë me plane investimi në kontinente të tjera, kompania gjendet në shkelje të kontratës për ndërtimin e 4 impianteve të djegies së mbetjeve në Tiranë, ku asnjë prej tyre nuk është instaluar, dhe po ashtu as inceneratori i Fierit nuk punon.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik