Flota e re e policisë, 60 gjoba për shkelje në 40 minuta në Tiranë

16 Maj 2022 | 07:41

Flota e re e policisë mundëson monitorimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve.

Së bashku me njësinë operacionale të drejtorisë së policisë rrugore, Euronews Albania vrojtoi situatën në një nga akset  rrugore më problematike të kryeqytetit.

“Makina ka një aparaturë që identifikon targat dhe shkelje të ndryshme që i monitoron me kamera. Nëse targa nuk duket, e afron. Letra e shkeljeve printohet”, sqaroi polici.

Nëse jeni duke udhëtuar me shpejtësi përtej normave të lejuara, nëse nuk keni vendosur rripin e sigurimit, nëse përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit apo çfarëdo lloj shkelje tjetër të qarkullimit rrugor, tashmë nuk mund të ju shpëtoni kamerave të flotës ose makinës inteligjente.

Për secilën shkelje, masa administrative është e ndryshme. Makina inteligjente dhe radarët automatikë së bashku me 10 makinat e flotës së re, operojnë në të gjitha qytetet e vendit.

Gjatë 40 minutave qëndrim në makinën me aparaturën monitoruese, ajo evidentoi mbi 60 automjete të cilat shkelën rregullat e qarkullimit rrugor.

“Caktohet lokacioni, korsitë dhe shpejtësia e lejuar e aksit, si edhe marzhi i gabimit të pajisjes dhe shpejtësia e lejuar sipas kodit rrugor”, tha polici.

Flota e re e makinave të pajisura me radarë e lexues automatikë të targave është në qarkullim që pas aksidentit të rëndë në rrugën e Kavajës që plagosi çiftin e bashkëshortëve por dhe foshnjën e tyre 3-muajshe.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026