Kosova shton sanksionet kundër Rusisë
Qeveria e Kosovës ka shtuar sanksionet kundër Rusisë, në përputhje me sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, të hënën.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Kreshnik Ahmeti, tha në mbledhjen e Qeverisë se Kosova është rreshtuar krah politikave të SHBA-së dhe BE-së për sanksionet.
Në pakon e sanksioneve përfshihen ndalesa edhe për Bjellorusinë.
Sanksionet e Kosovës nënkuptojnë ngrirje të aseteve të të sanksionuarve në territorin e Kosovës, ndalim të operimit në tregun financiar kosovar, ndalim-udhëtimi, si dhe bllokim të qasjes në fonde për të sanksionuarit.
Përveç këtyre sanksioneve, Qeveria e Kosovës është pajtuar edhe për vendosje të masave kufizuese për grupin Wagner, i cili përbëhet nga mercenarë me bazë në Rusi.
Kremlini pretendon se Wagner është grup privat, mirëpo ai konsiderohet i afërt me presidentin rus, Vladimir Putin.
Mercenarët e këtij grupi dyshohen për abuzime në Mali, Libi dhe Siri.
Kosova dhe vende tjera të Ballkanit Perëndimor – përveç Serbisë – kanë përkrahur sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid