101 raste të reja me COVID-19 dhe 4 viktima, Maqedonia e Veriut i rikthehet karantinës 72-orëshe në fundjavë
Njëqind e një raste të reja të infektuar me COVID-19 janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut 24 orët e fundit. 59 prej rasteve janë regjistruar në Shkup, 12 në Kumanovë dhe të tjerët vijnë nga 10 qytete tjera të vendit. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 4 viktima.
Pavarësisht se numri më i lartë i të infektuarve është në qytetet me shumicë shqiptare, një tjetër qytet me shumicë maqedonase, Shtipi, është bërë qendër e nxehtë për COVID-19.
Kryetari i bashkisë, Bllagoj Boçvarski njoftoi se gjatë ditës së sotme është mbyllur kompania e shtatë tekstile në vend për shkak të numrit të lartë të të infektuarve.
“Të punësuarit në fasoneritë në Shtip që janë mbyllur janë të obliguar që të qëndrojnë në shtëpi, në vetëizolim, dhe të ruajnë shëndetin e tyre dhe të qytetarëve të tjerë. Do vazhdojë edhe testimi i të gjithë të punësuarve në fasoneri. Situata nuk është aspak e thjeshtë, prandaj të gjithë jemi në vijën e parë të luftës. Shtipi ka mbi 7 mijë të punësuar në fabrikat e tekstilit”
Zv/ministri Bujar Osmani propozoi që çdo kompani të caktojë koordinatorë për zbatimin e rregulloreve kundër përhapjes së virusit, si dhe për funksionimin pa probleme të biznesit.
“Kemi arritur në përfundimin për të vendosur të ashtuquajturit COVID-koordinatorë në kompani, por edhe në institucionet shtetërore, të cilët do të kenë kompetenca direkte për të monitoruar zbatimin e masave dhe rekomandimeve brenda organizatave dhe institucioneve, si dhe për të mundësuar komunikimin e tyre më të lehtë. Duhet masa lokale për sfida lokale dhe angazhim individual i secilit qytetar”, tha z. Osmani.
Për shkak të numrave të lartë të personave të infektuar, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ka propozuar karantinë të plotë gjatë fundjavës, duke iu frikësuar një rritjeje të pakontrolluar të personave të infektuar. Në Maqedoninë e Veriut deri tani regjistrohen 2.492 të infektuar dhe 145 viktima.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 16:35 Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet
- 16:34 Inteligjenca amerikane: Sulmet ndaj Iranit nuk pritet të ndryshojnë qëndrimin e Teheranit
- 16:20 Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për oligarkët, por për të vënë në lëvizje ekonominë e trashëgimtarëve të pronave
- 16:13 BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë
- 15:59 Sulm me thikë në një kishë katolike në Irlandë, plagoset rëndë një grua
- 15:41 Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën