Eurodeputetja shqiptaro-suedeze: NATO do jetë më e fortë me Suedinë e Finlandën
Arba Kokalari, deputete shqiptare për Suedinë në Parlamentin Evropian thotë se aplikimi i dy vendeve nordike (Suedi-Finlandë) për në NATO ka ardhur pas kërcënimeve nga Vladimir Putin.
“Ka kërcënuar verbalisht dhe ka dërguar dhe avionë ushtarakë që kanë kaluar në kufirin suedez. Ka qenë shumë agresiv”, u shpreh politikania.
Kokalari thotë se mënyra se si i trajton Rusia vendet fqinje, vë në pah se sa e rëndësishme është një NATO e fortë.
Përpara luftës në Ukrainë opinioni publik në Suedi, tregon Kokalari ishte i ndarë ku shumica ishte kundër hyrjes në NATO.
“Pas luftës opinioni është pro NATO-s dhe shumica e partive politike e mbështesin hyrjen në NATO. 6 nga 8 partitë politike në Suedi janë pro”, tha Kokalari.
Deputetja e Parlamentit Evropian shprehet e bindur se dy vendet do të anëtarësohen në NATO, pasi nga kjo aleanca ushtarake do të jetë më e fortë.
Por, nga ana tjetër Kokalari thotë se procesi mund të marrë shumë kohë.
Vrasja e të riut në Kamëz, gazetarja jep detaje: Ngjarja ndodhi pas një konflikti për një lojë kalçeto
Vrasja në Kamëz, policia jep detaje: Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta. Nuk ka të lënduar të tjerë
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për zbutje mase, ish-ministri mbetet në burg
- 14:03 Arbër Hoxha kurorëzon dashurinë, yjet e Kombëtares dhe Armand Duka të pranishë në dasmën e tij
- 14:02 Jude Bellingham nën presion: Tuchel paralajmëron konkurrencë të fortë në mesfushën e Anglisë
- 14:01 Donald Trump pritet në Madison Square Garden: pjesëmarrje historike në finalen e NBA-së midis Knicks dhe Spurs
- 13:56 Gjyqi Partizani, zbardhet dëshmia e ish-Ministrit Genc Ruli: Ja si u bë privatizimi
- 13:52 Vrasja e të riut në Kamëz, gazetarja jep detaje: Ngjarja ndodhi pas një konflikti për një lojë kalçeto
- 13:46 Deklaratatat e Ramës për ndërhyrje të jashtme në protestat kundër projektit në Zvërnec, reagon zyrtarisht Irani