Binjaket refugjate ukrainase fillojnë shkollën në Britaninë e Madhe
Dy vajza binjake 5-vjeçare ukrainase, kanë filluar shkollën më pak se një muaj pas mbërritjes së tyre në Britani si refugjate.
Emeli dhe Melani u larguan Ukraina me nënën e tyre Dalia, 46 vjeç, duke lënë babanë e tyre, Oleg në Ukrainë, raporton BBC.
Ata po qëndrojnë në familjen e zonjës britanike Serena Last, e cila u ka hapur dyert e shtëpisë.
Dy vajzat ukrainase së bashku me vajzën e Serenës, Quinn, janë në të njëjtën klasë.
Nëna e vajzave është shprehur se “askush nuk e di” se sa do jenë ditët e qëndrimit të tyre në Britani dhe se çdo mëngjes shikon lajmet me shpresën se lufta do mbarojë.
Burri i saj po trajnohet në qytetin e Detit të Zi, Odessa për të luftuar kundër Rusisë. Dalia tha se i dërgon çdo ditë mesazhe.
Last thotë se është e lumtur që po ndihmon një familje që vjen nga lufta.
Pas vonesave të vizave të binjakeve, Last tha se stresi i saj më i madh është marrja e dokumentave që familja ukrainase të përfitojë ndihma nga shteti, dhe hapja e llogarisë së tyre bankare.
Mësuesi i dy binjakeve është shprehur se është shumë i kënaqur që dy vajzat janë ambientuar shumë shpejt, dhe se përdorte aplikacione përkthimi për shpjegimet e tij mësimore.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 22:12 “Himara është full”, Kryebashkiaku Tavo: Ka patur anulime për shkak të protestës
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë
- 20:07 Italia tenton goditjen e madhe, Federata i propozon Pep Guardiolës drejtimin e “Axurrëve”