Rekord infektimesh në RMV, mjeku: Shkaktarë feja dhe politika, virusi po shfaqet shumë agresiv

5 Qershor 2020 | 08:34

Maqedonia e Veriut po përballet me një valë të re infektimesh me COVID-19, që ka detyruar autoritetet të rikthejnë izolimin në disa qytete të vendit. Dita e sotme shënon rekordin e numrit të të prekurve me coronavirus në RMV.

120 raste pozitive e bëjnë shqetësuese situatën duke dëshmuar një valë të re infektimesh, sidomos në qytete me shumicë shqiptarë si Tetova, Kumanova dhe rrethinat e Shkupit.

2611 është totali i personave të infektuar në vend.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania mjeku nga Maqedonia e Veriut, Aliriza Osmani tha se situata ka ardhur duke u përkeqësuar me rritje të numrit të të prekurve me COVID-19, kjo sipas për shkak të hapjes së menjëhershme të vendit pas masave shtrënguese të karantinimit.

Sipas mjekut, në rikthimin e numrit të madh të infektimeve kanë ndikuar shumë edhe festat fetare siç ishte festa e Bajramit, por edhe politika për të ka rolin e vet në menaxhimin jo të mirë të situatës.

“Numri po vjen vetëm duke u rritur, kjo si rezultat i lirimit të menjëhershëm të masave të marra më herët. Sigurisht dita e Bajramit bëri të vetën, paraprakisht kishim një festë tjetër fetare që ndikoi gjithashtu. Këtu janë përzierë edhe politika, edhe feja duke sjellë këtë numër të lartë rastesh”, tha mjeku.

Teksa theksoi faktin se problemet të rënda shfaqen tek moshat e thyera, mjeku theksoi faktin se përkundër fjalëve se fuqia e virusit është zbehur ditët e fundit në RMV COVID-19 është shfaqur mjaft agresiv, me raste fatale dhe përkeqësim të gjendjes së pacientëve të shtruar në infektiv.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026