Turistët e huaj ‘pushtojnë’ Tiranën
Shqipëria kryeson listën e vendeve që duhen vizituar, për turistët e huaj. Ata befasohen me lirinë që kanë njerëzit, pas 2 viteve pandemi.
“Këtu jemi të lirë, në Itali nuk është kështu. Ushqimi është shumë i mirë, njerëzit janë fantastikë, ndihemi shumë mirë këtu. E dua çdo gjë të këtij vendi. Natyra është fantastike. E vetmja gjë e keqe janë qentë e rrugës”, shprehet një turiste italiane.
“Jemi nga Mbretëria e Bashkuar. Më pëlqen moti, krahasuar me ne. Është një qytet shumë i bukur dhe ushqimi është jashtëzakonisht shumë i mirë. Njerëzit janë shumë miqësor dhe të duruar”, tregon turistja.
Disa befasohen nga ushqimet, durimi dhe qetësia e qytetarëve vendas me të huajt e të tjerë për ndërtesat e larta.
“Nuk kisha dëgjuar për Shqipërinë, shumë njerëz nuk e njohin Shqipërinë dhe doja të shikoja çfarë keni këtu. Është dita e parë, do qëndrojmë 10 ditë. Këtu çdo gjë është e re, interesante, ndërtesa të larta. Vetëm disa gjëra janë të vjetra”, thotë një turist nga Gjermania.
“Jemi nga Shtetet e Bashkuara, është hera jonë e parë këtu dhe po e shijojmë. Është një vend shumë I bukur, do ja rekomandojmë miqve…njerëzit janë të mrekullueshëm, nuk bëhen me nerva… kishim zëmë korsinë e biçikletave duke bërë foto, një grua që po kalonte nuk u mërzit. Në Amerikë do fillonin të të mallkonin se u ke zënë rrugën”, u shpreh një turiste.
Numri i të huajve që vijnë në vendin tonë, ka ardhur në rritje pas dy viteve pandemi. Në tre muajt e parë të 2022, kanë hyrë 671 210 shtetas të huaj. nëse e krahasojmë me një vit më parë ka një rritje të hyrjes së shtetasve të huaj me rreth 157 mijë persona ose 30% më shumë.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 12:51 Tre grupet opozitare: Po marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA, jo procedurës së përshpejtuar
- 12:41 “Për shkak të ‘Pandës’ ndodhi Reçaku”, nëna e viktimës së rastit “Panda”: Do ta padis shtetin, Vuçiçi të tregojë të vërtetën
- 12:28 PS do të depozitojë brenda këtij sesioni projektligjin e ndarjes territoriale
- 12:23 Konjufca i bën thirrje Gjykatës së Hagës: Mos merrni vendim politik, por të drejtësisë
- 12:06 Përfundon protesta para Kuvendit, protestuesit marshojnë drejt Komisariatit Nr. 1 ku mbahen të shoqëruarit
- 12:00 Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)