Digjet raundi i dytë për presidentin, sot në 18:00 seancë në Kuvend

23 Maj 2022 | 09:30

Pas djegies së raundit të dytë për zgjedhjen e Presidentit, ku opozita nuk dërgoi asnjë kandidaturë, ditën e sotme në orën 18:00 pritet të zhvillohet seanca plenare në Kuvend.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm, u mblodh Komisioni i Ligjeve.  Pas konstatimit se nuk kishte asnjë kandidaturë për emrin e Presidentit nga opozita, u mbyll duke njoftuar se mbledhja tjetër do të njoftohet pas vendimit të Konferencës së Kryetarëve.

Konferenca e Kryetarëve e mbledhur të martën e kaluar vendosi që ditën e djeshme në orën 16:00 kandidatët me 20 firma deputetësh të depozitoheshin në Kryesinë e Kuvendit. Por një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi palët politike nuk e gjetën gjuhën e përbashkët për një emër në raundin e dytë.

Ky raund dhe raundi i tretë kërkojnë 84 vota. Nëse as në raundin e tretë nuk do të ketë një kandidaturë atëherë në raundin e 4-t mazhoranca do ta zgjedhë e vetme kreun e ri të shtetit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët marshim në rrugët e Tiranës, protestë para komisariatit nr. 3: Lironi çunat (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e tyre...
21:59 | 02/07/2026

Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë

Gazetari Klevin Muka këtë të enjte ka lexuar një komunikatë në emër të grupit koordinues të protestës ku ka deklaruar se protesta e sotme para Parlamentit...
20:45 | 02/07/2026

Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar katër punonjës të Policisë së Shtetit në Shkodër, të dyshuar për “shpërdorim detyre”, në lidhje me largimin e...
19:50 | 02/07/2026