Presidenti Pendarovski: Sjelljet e Bullgarisë ndaj RMV-së ngjajnë me ato greke
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i përkufizoi si jo të mira marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
“Ne kemi qenë të ndarë për gjatë dekadave të gjata në kohën e komunizmit, pastaj Bullgaria komuniste, kemi qenë pjesë e Jugosllavisë komuniste, por pas viteve ‘90 dhe rënies së komunizmit, filluam disi ta shkrinim atë situatë të ngrirë për kaq shumë dekada. Filluam të komunikojmë më mirë me njëri-tjetrin. Kjo nuk ishte në nivelin e komunikimit tonë me vendet e tjera fqinje për arsye të ndryshme, kryesisht historike. Por gjithsesi, ishte shumë më mirë se më parë. Për fat të keq, në vitet e fundit, krejt papritur erdhi ai grup kërkesash nga pala bullgare në lidhje me historinë tonë, me etnogjenezën, dhe për habinë e të gjithëve, filluan ta paraqisnin këtë,” – u shpreh ai në intervistën për Balkan Talks në Euronews Albania.
Sipas presidentit të RMV-së, këto kërkesa vijnë si imitim i sjelljes greke ndaj tyre në dekadat e fundit. Ndërkohë Pendarovski theksoi se nuk po sheh ndonjë ndryshim të rëndësishëm në sjelljen e Bashkimit Europian.
“Dhe ky koncept i Evropës së Bashkuar vihet sërish në pikëpyetje nga disa njerëz, kryesisht nga Kremlini, nga Moska. Pra, pavarësisht këtyre, qëndrimi bullgar është ende i ashpër, ende i pandryshuar në mënyrë të konsiderueshme dhe ne e presim vendimin deri në fund të qershorit. Por nëse më pyesni mua për parandjenjën time, në Maqedoninë e Veriut njihem si politikan që flet hapur. Unë nuk kam tjetër qëndrim privatisht dhe tjetër zyrtarisht. Unë do të gjykoj mundësitë, mundësitë tona për të filluar negociatat. Së fundi, pas 17 vitesh me statusin e vendit kandidat, më pak se 50%,” – u shpreh ai.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 17:53 INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës
- 17:38 U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
- 17:36 E hëna dhe e marta ishin ditët më të nxehta për muajin qershor në Spanjë që nga viti 1950
- 17:02 Më afër se Hëna, një asteroid “krejtësisht i padëmshëm” së shpejti do të kalojë pranë Tokës
- 16:57 Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
- 16:55 Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri