Lija e majmunëve, mjekët raportojnë rastet në Europë
Mjeku shqiptar i cili jeton në Itali, Albert Troci, tha se në këtë shtet janë 4 raste me sëmundjen e lisë së majmunëve, tre në Romë dhe një afër spitalit Aretti.
Ai u shpreh se këto pacientë të infektuar me linë e majmunëve janë rikthyer në Itali pas udhëtimeve në zonat që ka pasur festa, ku është shkaktuar përhapja e sëmundjes.
Troci tha m e tej se më shqetësuese është lija e majmunit është përhapur jashtë Afrikës me raste që nuk kanë udhëtuar drejtpërdrejtë në vendet ku sëmundja është endemike.
Autoritetet Shëndetësore kanë shprehur shqetësimin e tyre për arsye se akoma nuk janë të informuar nëse virusi ka pasur një mutacion, apo është i njëjti virus, por sillet në mënyrë tjetër.
Mjeku tregoi se janë dy klaste kryesore i Afrikës Qendrore dhe Perëndimore, ku ajo që është izoluar është i Afrikës Perëndimore që ka një letalitet pak më të ulët, dhe këto pacientë janë nën vëzhgimin e mjekëve për evoluimin e tyre.
Ky virus është më stabël sepse është i lidhur me ADN-në dhe ka më pak defekte gjatë replikimit, ku ka një vaksinë për këtë sëmundje e cila quhet MVABN dhe një ilaç që quhet Tekovirimad.
Arben Vishaj, mjek Infeksionist, tha se masat që janë marrë në Kosovë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik është respektimi i protokolleve të marra nga jashtë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 14:18 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec