2 viktima dhe 125 të infektuar të tjerë, vazhdon prirja shqetësuese e COVID-19 në RMV
Autoritetet në Maqedoninë e Veriut raportuan të shtunën për 2 viktima dhe 125 të diagnostikuar të tjerë me COVID-19 duke e çuar totalin në 2915 të infektuar dhe 151 të vdekur.
Viktimat e fundit mes pacientëve me COVID-19 ishin 73 dhe 67 vjeç me origjinë nga Përlepi dhe Strumica. Ata ishin shtruar në spital prej rreth 3 javësh.
Prirja në rritje e të infektuarve mbetet shqetësuese në Maqedoninë e Veriut pasi po shton ndjeshëm edhe të shtruarit në spital.
Vetëm 8 persona u shëruan 24 orët e fundit me totalin që bën fjalë për 1640 të shëruar.
Prej 26 shkurtit, kur u diagnostikua i infektuari i parë, autoritetet maqedone kanë kryer mbi 35 mijë testime, prej të cilave janë diagnostikuar 2,915 të infektuar.
Prej së hënës numri i të infektuarve është shtuar me rreth 600 vetë ndërsa janë shënuar 11 viktima.
Vdekshmëria ndër pacientët me coronavirus mbetet alarmante, pasi ka shkuar mbi 5.2 për qind.
Në raport me popullsinë, Maqedonia e Veriut po vuan bilancin më të rëndë të pandemisë në rajon me mbi 72 vdekje për çdo 1 milionë banorë – pothuajse sa 7-fishi i raportit të vdekjeve që ka pasur Shqipëria.
Pikërisht për shkak të kësaj situate qeveria vendosi të rikthejë prej së enjtes e deri të hënën kufizimin e lëvizjes në disa qytete.
Lexoni gjithashtu:
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 16:35 Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet
- 16:34 Inteligjenca amerikane: Sulmet ndaj Iranit nuk pritet të ndryshojnë qëndrimin e Teheranit
- 16:20 Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për oligarkët, por për të vënë në lëvizje ekonominë e trashëgimtarëve të pronave
- 16:13 BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë
- 15:59 Sulm me thikë në një kishë katolike në Irlandë, plagoset rëndë një grua
- 15:41 Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën