111 të infektuar në RMV, numri i pacientëve me COVID-19 shkon në mbi 3 mijë
111 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm të pacientëve në 3025. Njoftimi vjen Ministria e Shëndetësisë, e cila thekson se të dhënat i referohen 853 testimeve. Po ashtu edhe dy persona kanë humbur jetën në Strugë dhe Prilep.
Sa i përket të infektuarve, në Shkup janë regjistruar 63 raste, duke e bërë kështu qytetin me më shumë të prekur në të gjithë Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar edhe për 6 persona të shëruar. Që nga fillimi i pandemisë, janë realizuar 36,325 testime.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 153 kanë vdekur, 1,646 janë shëruar kurse 1,226 raste ende janë aktivë. Shkupi, Tetova, Kumanova dhe Shtipi nga e premtja e deri të hënën janë në izolim të plotë.
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se për mosrespektim të masave janë ndaluar 386 persona, të cilët do të përballen me masa administrative.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 16:20 Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për oligarkët, por për trashëgimtarët e pronave
- 16:13 BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë
- 15:59 Sulm me thikë në një kishë katolike në Irlandë, plagoset rëndë një grua
- 15:41 Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën
- 15:23 Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar dhe qeverinë, zbardhet agjenda e takimit
- 15:20 Momente frike në SHBA, avioni prek pistën me bisht dhe shkakton shkëndija (VIDEO)