Kompanitë bllokuan furnizimet pasi nuk përballonin dot tifozët, thotë menaxheri

27 Maj 2022 | 09:16

Areteo Butsi, menaxher lokali, tha se dy ditët e ndeshjes ishin ditë suksesi, por lokali i tij kishte pasur probleme me disa kompani të cilët i kishin bllokuar dërgimin e mallrave për arsye se nuk përballonin dot numrin e tifozëve.

Ai tha se xhiroja që kishin bërë në ditën e ndeshjes ishte mbi 50% më e lartë se herët e tjera.

Menaxheri tha se kishte konsum, rrëmujë dhe argëtim, po ashtu edhe incidente të vogla nga tifozët për arsye të rrëmujës.

Butsi tha se tifozët akoma nuk janë kthyer në shtetet e tyre dhe se bllokimi i mallrave në ditën e ndeshjes për lokalin që ai menaxhon ishte problematik dhe se nëse një fluks i tillë do të kishte zgjatur edhe për dy ditë do ishte akoma dhe më problematike.

Menaxheri gjithashtu tha se në ditën e ndeshjes çmimet e pijeve nuk ishin dyfishuar edhe pse kishin bllokim të mallrave nga kompani të ndryshme, duke shtuar se nuk kishte pasur asnjë problem nga tifozët pas ndeshjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022