‘Kthimi i 3,800 rekurseve’, Berisha: Rama ka kapur Gjykatën e Lartë

27 Maj 2022 | 12:30

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka kapur Gjykatën e Lartë përmes kreut të këtij institucioni, Sokol Sadushi.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se Këshilli i Ministrave ka vendosur që për çdo institucion në varësi të saj, të hiqet dorë nga rekurset në Gjykatën e Lartë për çështje me natyrë administrative apo civile.

Sipas Berishës, me kthimin e 3800 rekurseve nga Gjykata e Lartë, Rama kërkon të përvetësojë pronat e shqiptarëve si dhe të kontrollojë sistemin gjyqësor.

“Edi Rama përvetëson pronat e shqiptarëve përmes vendimit të gjykatave si dhe ushtarëve të tij në administratë.  Në mungesë të plotë transparence, pa asnjë analizë të detajuar të rasteve, por edhe dëmit të madh kolosal që mund t’i shkaktohet shtetit dhe taksapaguesve shqiptarë, në shkelje të plotë të Kushtetutës, Këshilli i Ministrave vendosi që për çdo institucion në varësi të Këshillit të Ministrave, të hiqet dorë nga rekurset në Gjykatën e Lartë për çështje me natyrë administrative apo civile”, tha Berisha.

Ditën e djeshme, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja firmosi udhëzimin në të cilën 3,800 çështje për të cilat ishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë nuk do te shqyrtohen dhe 1000 te tjera po listohen për të dalë nga kjo gjykatë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026