Ushtria ukrainase ankohet për mungesë mbështetjeje
Që kur Rusia pushtoi në shkurt Ukrainën, një nga temat më të diskutuara gjerësisht ka qenë përçarja e ushtrisë ruse.
Trupat ukrainase, nga ana tjetër janë portretizuar si shumë të motivuara për të luftuar dhe mbrojtur vendin e tyre.
Sidoqoftë, kjo mund të mos jetë e gjithë tabloja. Në një artikull në Washington Post dy oficerë përshkruajnë shqetësimet e tyre për mungesën e mbështetjes nga komandantët e lartë në vijën e parë.
Ata po refuzojnë të vazhdojnë të luftojnë dhe përballen me arrestimin dhe gjykatën ushtarake.
Washington Post përfshin gjithashtu një video nga një grup që thotë se është pjesë e brigadës 115, batalionit të tretë që lufton në Severodonetsk. Ata thonë se po refuzojnë të shërbejnë sepse nuk kanë “komandant lufte, janë pa pajisje dhe pa respekt”.
“Kemi dy javë që presim përforcime”, thotë një ushtarak. “Po na dërgojnë në vdekje të sigurt”.
Rastet e vullnetarëve ukrainas që refuzojnë të luftojnë kanë qenë të rralla dhe një grup tjetër luftëtarësh në të njëjtin batalion janë kundërpërgjigjur me një video të tyren, duke i përshkruar si dezertorë që braktisën kolegët e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 10:42 Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me 7 vite burg
- 10:41 Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:37 Negociatat me LVV, pse po hesht PDK? Analisti: Pritet me padurim gjyqi për krerët e UÇK
- 10:24 Departamenti Amerikan i Thesarit heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmeteve
- 10:14 Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm
- 10:12 GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn