Kosova s’ndryshon qëndrim, refuzon takimin e radhës për Ballkanin e Hapur
Kosova do të refuzojë çfarëdo ftesë për takimin e radhës të Ballkanit të Hapur i paraparë të mbahet më 7 qershor në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Edhe pse Mali i Zi ka ndryshuar qëndrim për këtë iniciativë rajonale, në Kosovë nuk ka asnjë ndryshim qëndrimi.
Në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje mbesin të palëkundur kundër Ballkanit të Hapur.
“Jemi kundër (Ballkanit të Hapur) dhe në mbështetje të Procesit të Berlinit. Mendojmë se Ballkani i Hapur nuk ndihmon në aspektin ekonomik të sigurisë dhe procese të tjera Republikës së Kosovës, përkundrazi e fuqizon Serbinë”, thotë deputeti Arbër Rexhaj.
Të njëjtin qëndrim mbajnë edhe partitë në opozitë.
“Në thelb dhe substancë nuk është se ka dallim të madh mes Procesit të Berlinit dhe Ballkanit të Hapur. Dallimi fondamental do të thosha unë është se tek Procesi i Berlinit kemi garancitë evropiane, përfshirjen e drejtpërdrejtë dhe Brukseli e dikton tempon e marrëveshjeve. Mirëpo ne duhet të jemi të qartë se problemi mes Kosovës dhe Serbisë nuk është i arsyes tregtare dhe ekonomike, mirëpo është i natyrës politike”, shprehet Vlora Çitaku, deputete e PDK-së.
Edhe nga shoqëria civile thonë se Kosova nuk duhet t’i bashkëngjitet Ballkanit të Hapur.
“Çfarëdo iniciative, përfshirë edhe Ballkanin e Hapur, e cila vihet si tendencë për të zëvendësuar progresin integrues të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe për të anashkaluar Procesin e Berlinit nuk shkon në favor të Kosovës dhe do të ishte e dëmshme nëse bëhemi pjesë e saj. Ne konsiderojmë se tani veçse kemi mekanizma për të çuar përpara bashkëpunimin rajonal”, thotë Arbëresha Loxha, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.
Deri më tani, të tri shtetet pjesë e kësaj iniciative kanë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi.
Ato kanë të bëjnë kryesisht me heqjen e kontrolleve kufitare, lehtësimin e importit dhe eksportit, qasjes së lirë në tregun e punës dhe mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore në Ballkanin Perëndimor.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet