Çfarë ka ndodhur 24 orët e fundit në Ukrainë?

30 Maj 2022 | 07:20

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov thotë se “prioriteti absolut” i Moskës është “çlirimi i rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut”.

Lavrov, duke folur në një intervistë me transmetuesin francez TFI, tha se të dy zonat tani njihen nga Federata Ruse si shtete të pavarura.

“Objektivi ynë i dukshëm është, natyrisht, të shtyjmë ushtrinë ukrainase dhe batalionet ukrainase nga rajonet Donetsk dhe Luhansk”, tha ai.

Ushtria ukrainase thotë se granatimet ruse përtej kufirit në rajonet veriore të Sumy dhe Chernihiv kanë rifilluar.

“Qëllimi kryesor i armikut është të rrethojë trupat tona në zonat e Lysychansk dhe Severodonetsk dhe të bllokojë rrugët kryesore të logjistikës”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski vizitoi “pozitat e vijës së parë” të ushtrisë ukrainase dhe u takua me ushtarë gjatë një udhëtimi në rajonin e Kharkiv të dielën.

“Dua të falënderoj secilin prej jush për shërbimin tuaj. Ju rrezikoni jetën tuaj për të gjithë ne dhe shtetin tonë. Faleminderit që mbroni pavarësinë e Ukrainës. Kujdesuni për veten,” tha ai.

Ushtria ukrainase thotë se ka filluar një kundërsulm kundër forcave ruse në jug dhe ka pretenduar përparime të konsiderueshme në drejtim të Khersonit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026