Tender për rrugën e Rinasit, rregullohet aksi i vjetër për zgjidhjen e trafikut
Trafiku i rënduar për mjetet që kanë si destinacion aeroportin e Rinasit do të zgjidhet duke rehabilituar një aks paralel me rrugën ekzistuese.
1.3 kilometra përpara se mjetet të afrohen për te rrethrrotullimi i Rinasit, në afërsi të repartit ushtarak, do të ndërtohet një nyje dalëse e cila do të lidhë automjetet me sheshin e parkimit të aeroportit. Autoriteti Rrugor ka hapur një procedurë emergjente, e cila kërkon rikonstruksionin e aksit brenda 3 muajve.
Kompania që do të fitojë tenderin do të duhet të lidhë një kontratë të formës“ me çelësa në dorë”, që merr përsipër projektimin dhe rregullimin e segmentit kundrejt pagesës 280 mijë euro nga shteti.
Afati për dorëzimin e ofertave përfundon më 15 qershor, dhe nëse procedura nuk ankimohet, rruga e re pritet të jetë gati në fund të muajit shtator.
Për shkak të numrit të lartë të pasagjerëve që fluturojnë përmes aeroportit të Rinasit, i cili për vitin e shkuar arriti në 2.9 milion pasagjerë, trafiku në këtë segment është i rënduar.
Rruga u bë me një drejtim lëvizjeje disa javë më parë, por dhe kjo zgjidhje u pezullua për shkak të banorëve të zonës që e përdornin segmentin për të shkuar drejt kryeqytetit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në