Osmani kërkon përkrahjen e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në KiE
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kërkoi mbështetjen e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe në organizata ndërkombëtare në përgjithësi, gjatë një takimi me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç, të hënën.
Në takimin e mbajtur në kuadër të Samitit të Demokracisë së Evropës Juglindore në Mal të Zi, Osmani dhe kryeministri Abazoviç diskutuan për raportet bilaterale në mes të dy shteteve dhe mundësitë për avancimin e mëtejshëm të tyre.
Presidentja Osmani tha se Kosova e vlerëson dhe e përkrah bashkëpunimin me Malin e Zi në të gjitha fushat, duke theksuar edhe mundësinë për shkëmbim të përvojave për procesin e integrimit evropian.
Osmani dhe Abazoviç theksuan edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit në mes të vendeve të rajonit.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje