Të numërohet aty ku votohet, KQZ kërkon që kutitë të hapen nëpër QV
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve kërkoi nga ligjvënësit që në ndryshimet e radhës të kodit zgjedhor të konsiderohet mundësia që numërimi i votave dhe nxjerrja e rezultatit të bëhet në qendrat e votimit, siç ka qenë përpara vitit 2001.
Kjo sipas Celibashit, është e mundur të implementohet tani që janë bërë disa përmirësime në lidhje me sigurinë e procesit.
“Ka nevojë për t’u rikonsideruar dhe procedurat e numërimit dhe nxjerrjes së rezultatit të votimit. Mundet të konsiderohet edhe varianti i numërimit dhe nxjerrjes së rezultatit në qendrat e votimit, tashmë që kemi disa përmirësime në lidhje me sigurinë e procesit”, tha Celibashi.
Veç të tjerash Celibashi parashtroi edhe nevojën e qartësimit dhe përmirësimit të rregullave të financimit të partive politike dhe përdorimin e aseteve publike në fushatë, përfshi këtu administratën.
Sipas kreut të KQZ, në zgjedhjet e ardhshme do të jetë e nevojshme shtrirja në njësi të tjera e votimit dhe numërimit elektronik.
LEXONI GJITHASHTU:
- Votimi nga jashtë vendit mundësohet në vjeshtën e 2023-shit, thotë Celibashi
- Celibashi: Nuk ka reflektim nga partitë politike për reformën zgjedhore
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta