Pandemia në rajon, Agim Nuhiu: Qytetarët e RMV-së kanë humbur durimin
Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë pasur një ulje të lehtë të rasteve të reja me coro virus krahasuar me ditët paraardhëse. Gjashtë raste u konfirmuan në Kosovë, ndërkohë që numri total I personave aktivë me COVID-19 është 326, shumica e tyre në Komunën e Vushtrrisë.
Ndërsa në Maqedoninë e Veriut shifrat janë shqetësuese dhe për këtë shkak, autoritetet po aplikojnë mënyra të reja për të detyruar qytetarët që të respektojnë masat e përcaktuara. Policia ka rolin më të madh pasi është e detyruar që të kontrollojë nëse respektohet masat dhe të gjobisë qytetarët.
Me vendimin e fundit të Qeverisë, policia duhet të dënojë shkelësit e rregullave edhe me 14 ditë karantinë të detyruar shtetërore që shkelësit do ta paguajnë vetë.
Zëvendësministri i Brendshëm në Maqedoninë e Veriut, Agim Nuhiu tha për Euronews Albania se policia vijon të zbatojë masat shtrënguese ndaj qytetarëve, të cilat tentojnë të thyejnë protokollin e masave kundër COVID-19.
“Policisë i ngelet të zbatojë politikat ndëshkuese. Ne jemi në një frymë të simetrisë që krijohet në qeverinë e RMV-Së. Ne si polici kemi shtrirë aktivitetin në disa segmente, përfshirë këtu kontrollin që u bëjmë kontrollin që u bëjmë personave, të cilët futen në izolim me vendim të inspektoratit të Sanitarisë dhe shëndetësisë. Kontrollojmë subjektet ekonomike për respektimit të masave të vendosura nga qeveria”, tha ai.
Ai shtoi se qytetarët e kanë humbur durimin, ndërsa shtoi se policia ka nisur aplikimin e gjobave për “të pabindurit”.
“Të them të drejtën në fillim qytetarët kanë treguar një qytetari dhe një edukatë, por me kalimin e kohës ka humbur durimi nga qytetarët. Policia politikën e zbatimit të masave tashmë e ka shtrënguar dhe po aplikohen gjobat”, shtoi ai.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 11:24 Shfaqi probleme gjatë një zhytjeje në zonën e Radhimës, ndërron jetë turistja nga Finlanda. Detajet e para
- 11:17 Seanca paraprake, ish-kryebashkiaku i Divjakës paraqitet në GJKKO (VIDEO)
- 11:08 “Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
- 11:03 Shtyhet seanca për Veliajn, gjykata gjobit avokatin e tij dhe cakton një tjetër mbrojtës
- 10:48 Ishte nisur drejt Ukrainës, sulmohet një anije në brigjet e Rumanisë
- 10:32 Nis seanca paraprake për Erion Isain dhe 14 të pandehur të tjerë, të akuzuar për shkelje në tendera