Bajram Begaj nuk është përfaqësues politik i PS, thotë Denaj
Presidenti i ri i votuar në Kuvend nuk është përfaqësues i Partisë Socialiste, por një profesionist që është rritur në karrierë falë aftësive jo teserës së partisë.
Kështu tha në emisionin Now në Euronews Albania deputetja socialiste Anila Denaj.
Sipas ish-ministres së Financave, PS e ka treguar 2 herë se ka provuar dhe votuar president që vinin nga PD, ndërkohë që kishte të gjithë të drejtën për të zgjedhur një kandidat politik.
Shmangia e një kandidati me kontribut në PS u bë pikërisht për të shmangur komentet se PS kërkon të marrë të gjitha pushtet, tha Denaj.
“Ai nuk është përfaqësues politikë i PS dhe është e pamundur të thuhet ‘e bëri pis procesin’ për një person që ka ardhur deri këtu me profesionalizëm dhe jo me teserën e partisë”, u shpreh deputetja e PS.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta