Në burgun e errësirës, rrëfimi i të verbrit që humbi shikimin nga dhuna barbare
Ky është Urim Elezi, i dënuar politik i cili vuajti më tepër se 3 dekada nëpër burgje të ndryshme të Shqipërisë.
Mes dhimbjeve nga kujtimet, ai na rrëfen torturat e përjetuara për vite me radhë.
“Dru, po ato që me kanë mbetur fiksim dhe i shoh natën ëndërr sot e kësaj dite; një dollap sa me zinte koka dhe koka në ujë. Thyerje gishtash”, rrëfen ai.
Përveç faktit që kaloi të gjithë rininë në burgje, Urimi humbi dhe shikimin në birucat e izolimit.
“Po bëj 40 vite, në 8 dhjetor të këtij viti mbush plot 40 vite, në orën 9. Më rrahën me dru, me shkopinj gome, me grushte, me shkelma në Burrel. Në 8 dhjetor ’81, ora 9. Që pres asaj dite deri më sot, jetoj në burgun e errësirës pa fund. Pa mure, pa ngjyra, pa shoqëri”, kujton Urimi.
Për të sot kujdeset bashkëshortja. Tentativa për t’u larguar nga Shqipëria e asaj kohe bëri që Urimi të kalbej burgjeve. Sot, ai dëgjon që të rinjtë po ikin masivisht, Por dëshira e tij është krejt e kundërta.
“Ky për ndihmë na dha më shume se Berisha, por ky na i bëri si punë e ujkut. Këtej tagjinë deles, këtej dashit, këtej ujkun aty. Kjo nuk me duket ndihmë mua. Nuk e dua këtë ndihmë kur populli po ikën. Pa shqiptarë s’ka Shqipëri. Pa atdhe s’ka shqiptarë. Po ikin, po lënë atdheun. Po ikin. Unë jam i verbër, por dëgjoj lajme se s’kam ç’bëj, e me rrëqethet trupi, më shkojnë lotët si fëmijë. Pa shqiptarë, ka atdhe?” thotë ai.
Në qarkun e Korçës 218 persona u pushkatuan nga regjimi komunist, 32 të vdekur në burgje, e 13 të tjerë që kanë humbur aftësitë mendore nga dhuna barbare.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:11 Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)
- 09:45 Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)
- 09:37 Nga vezët te domatet e specat, protestuesit ndryshojnë “arsenalin” para Parlamentit (VIDEO)
- 09:25 Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?
- 09:15 Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)
- 09:04 Kuvendi në dy seanca, pritet votimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara