Ministri i brendshëm Spasovski: Deri më 21 tetor grupi që do të bëjë Vetingun në polici
Qeveria në seancën e djeshme e miratoi informacionin dhe Propozim – planin për masa, aktivitete dhe dinamikë të zbatimit të procesit të kontrollit (vetingut) ndaj të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Për të patur më shumë kontroll ndaj procesit të Vetingut dhe për të mos patur dyshime për ndikime, do të ketë edhe monitorues të grupit të punës, që do të jenë deri me tre përfaqësues nga secila parti parlamentare.
“Qeveria e obligoi ministrin e Punëve të Brendshme, më së voni deri më 21 tetor 2019 ta formojë grupin e punës së përcaktuar për zbatimin e procesit të vetingut të të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe përmes kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të kërkojë në grupin e punës të marrin pjesë më së shumti tre përfaqësues të partive politike në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët do të jenë në rolin e vëzhguesve të procesit të vetingut në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, kumtuan shërbimet për informimin e publikut në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.
Planin, siç thuhet në kumtesë, e ka përpunuar Grupi i punës, në të cilin krahas përfaqësuesve të Ministrisë, marrin pjesë edhe përfaqësues të bashkësisë akademike, Sindikata e Policisë së Maqedonisë, OSBE, Ambasada e SHBA-së, si edhe përfaqësues të sektorit joqeveritar.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 18:26 Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
- 17:47 Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
- 17:36 Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet