Qytetarët mes trafikut dhe gjobave nga bllokimi i rrugës te Liqeni i Thatë
Me hapjen e kopshtit zoologjik, Bashkia Tiranë vendosi që segmenti i rrugës Liqeni i Thatë të kalojë me një drejtim lëvizjeve. Sipas bashkisë, ky vendim erdhi për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve.
Por banorët thonë se trafiku nuk është lehtësuar. Ata që jetojnë pranë kopshtit zoologjik duhet të bëjnë 6-fish më shumë rrugë për të shkuar në shtëpi.
“Jam banor te ky pallat. Duhet të bëj 2 km më tepër, kosto, trafik, stres. Është kosto shumë e madhe, trafiku është po i njëjtë, për të mos thënë më i përkeqësuar”, shprehet një banor.
Edhe bizneset ankohen se nuk u vijnë më klientë për shkak të bllokimit të rrugës
“Na prish punë se ne kemi rënie punë katër ditë-pesë ditë. Unë tani i bie rreth e rrotull të vij në biznes”, thotë pronari i një biznesi në zonë.
Bashkia Tiranë ka vendosur që në këtë segment të lejohet vetëm kalimi i mjeteve të transportit urban. Por nga vëzhgimi i Euronews Albania rezulton se përveç autobusëve, lejoheshin edhe furgonët që sjellin vizitorë në kopshtin zoologjik.
Policët qëndrojnë në hyrje të rrugës për të mos lejuar kalimin.
Shoferëve që kalojnë u hiqet patenta për tre muaj dhe gjobiten nga 5-10 mijë lekë.
“Një herë në javë mund të kaloj, ne jemi mësuar kështu në këtë mënyrë. Nuk e kuptoj këtë lloj sistemi, unë patentën e kam mjet pune”, shprehet një drejtues mjeti.
Banorët e zonës kanë nënshkruar një peticion drejtuar bashkisë dhe janë në pritje të një reagimi. Sot për sot, njëri kah i rrugës është bllokuar dhe trafiku vazhdon të jetë i rënduar.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:11 Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë
- 09:45 Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)
- 09:37 Nga vezët te domatet e specat, protestuesit ndryshojnë “arsenalin” para Parlamentit (VIDEO)
- 09:25 Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?
- 09:15 Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)
- 09:04 Kuvendi në dy seanca, pritet votimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara